Zaev për mediat greke: Marrëveshja e Prespës mund të mos zbatohet

447
fresco

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, sonte për herë të fundit, do të mbledh në një takim liderët e Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për takim lamtumirës, para se posti që aktualisht mban Mogerini, t’i kaloj Zhozef Borell, i cili në zgjedhjet e fundit të BE-së, u zgjodh përfaqësues i lartë i Unionit. Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, duke folur për këtë takim, deklaroi se, Mogerini do t’i mbledh sonte në darkë joformale liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën do të diskutohet për çështje rajonale.

Maja Kocijançiq, KE

“Ky është takimi i fundit i serisë së takimeve të këtilla me liderët e rajonit, të cilat janë bërë të rregullta në vitet e fundit. Pritet që ata të shkëmbejnë mendime për zhvillimin në rajon dhe të flasin për sfidat të cilat mbeten”.

Kocijançiq, në konferencën e sotme, është pyetur edhe në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit, Zoran Zaev, për Marrëveshjen e Prespës. Zëdhënësja e KE-së u përgjigj se, nuk do të komentoj deklaratat e të tjerëve, por theksoi se BE është e bindur që Shkupi dhe Athina do të vazhdojnë të respektojnë këtë marrëveshje.

Maja Kocijançiq, KE

“BE ka përshëndetur fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, e cila paraqet sukses të rëndësishëm dhe paraqet shembull pozitiv jo vetëm për rajonin, por edhe për BE-në dhe më gjërë, i kemi përshëndetur guximin dhe vendosshmërinë e dy palëve të involvuara dhe besoj se autoritetet do të vazhdojnë të angazhohen dhe ta implementojnë në frymën e besimit”.

Gjatë një ineterviste për edicionin grek të “Euronews”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës me Greqinë mund të mos zbatohet plotësisht pas refuzimit të BE-së për hapjen e negociatave. Zaev theksoi se disa kapituj të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës varen nga hapja e negociatave, pasi do të duhet të alokohen fonde nga Bashkimi Europian. Sipas tij, e vetmja mundësi për vendin e tij, por edhe për Ballkanin Perëndimor, është perspektiva evropiane, në të kundërt rajoni do të përballet me zhvillime të pakëndshme.

Comments