“Një Popull për Drejtësi” – marshon për Astrit Deharin më 5 nëntor

412
fresco

Me moton “Një Popull për Drejtësi” më 5 nëntor organizata të shoqërisë civile, personave publik dhe organizatave politike do të marshojnë në sheshin Skënderbe në Prishtinë për vdekjen e mistershme të Astrit Deharit, aktivist i VV-së.

Ky marsh vije pas të gjeturave të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës, i cili hedh në dyshim se Astrit Dehari është vetëvrar, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Ju ftojmë me datën 5 nëntor (ditë e martë) duke filluar nga ora 12:00, vendtakimi sheshi Skënderbeu, të përcjellni marshin me moton “Një Popull për Drejtësi” që ka gjetur mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, personave publik dhe organizatave politike të nënshkruara më poshtë.

Shënim:

Me 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara deri më sot ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Kanë kaluar 3 vjet të drejtësisë së munguar që është kthyer në padrejtësi për familjen Dehari dhe gjithë shoqërinë tonë.

Publikimi i të gjeturave të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së dhunshme së Astrit Deharit. Raporti shprehimisht rrëzon hipotezën e ngritur për vetëvrasje nga Prokurori i rastit dhe bën thirrje për hetim të ri duke përfshirë hetimin e mundësisë së përfshirjes së personave të tjerë në vrasjen e tij.

Ne, organizatat dhe personat e poshtë nënshkruar, kërkojmë ndriçimin e plotë dhe sa më të shpejtë të rrethanave të vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit. Kjo duhet të bëhet nga hetues dhe prokuror kredibil, të pavarur dhe profesional. Udhërrëfyes i këtij hetimi të ri duhet të jenë të gjeturat e ekspertëve nga Instituti i Lozanës. Objekt i hetimit dhe llogaridhënies duhet të jenë personat përgjegjës në gjithë zinxhirin institucional nga Qeveria, Policia, Drejtoria e Burgjeve, Prokuroria dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

Sot si vajza, djem, motra dhe vëllezër, prindër e familjar, si qytetarë shprehim revoltën tonë për dështimin e institucioneve të Kosovës që të mbrojnë jetën e Astrit Deharit gjatë paraburgimit dhe mungesën e hetimit adekuat për të sqaruar drejt dhe plotësisht rrethanat e vdekjes së tij.

Kërkesat e Marshit për Drejtësi drejtuar institucioneve të Kosovë janë:

  1. Caktimi i grupit të ri hetimor kredibil si dhe bartja e rastit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;
  2. Shkarkimi dhe hetimi i të gjithë personave përgjegjës në gjithë zinxhirin institucional nga Qeveria, Policia, Drejtoria e Burgjeve, Prokuroria dhe Departamenti i Mjekësisë Ligjore; dhe
  3. Fillimi i menjëhershëm i një hetimi të ri kredibil, transparent, të pavarur dhe profesional mbi rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, si dhe hetimin e rrethanave të vdekjes së dëshmitarit kryesor të rastit, shokut të tij të dhomës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Naser Makolli.

Mbështetësit e marshit “Një Popull për Drejtësi” janë:

  1. Alter Habitus
    Alternativa
    3. Anibar
    4. CEL
    5. CHëB Kosova
    6. Organizata DRIT
    7. Docomomo_Kosova
    8. EC Ma Ndryshe
    9. FES
    10. Fondacioni Lumbardhi
    11. Fondacioni për Zhvillim të Komunitetit – Gjakovë
    12. Forumi për Iniciative Qytetare
    13. Germin
    14. GLPS
    15. Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës
    16. HAVEIT
    17. Human Rights Radio Netëork – HRN
    18. INDEP
    19. Iniciativa Kosovare per Stabilitet
    20. Inject – Iniciativa per Drejtesi dhe Barazi
    21. Instituti Demokratik i Kosoves/KDI
    22. Instituti GAP
    23. Integra
    24. ISDY
    25. KADC
    26. KCSF
    27. Kino ARMATA
    28. KIPRED
    29. Kolektivi MARShojmë S’festojmë
    30. Kolektivi per Mendim dhe Veprim Feminist
    31. Kombetar Uskana
    32. Kosovar Youth Council – KYC
    33. Kosovo Architecture Foundation
    34. Kosovo Architecture Foundation
    35. Kosovo Center of Diplomacy (KCD)
    36. Lëvizja FOL
    37. Lëvizja Studentore për Barazi – Studim, Kritikë, Veprim
    38. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    39. Ojq Gjeomjedisi
    40. Ojq IPSIA
    41. Ojq Mundësia – Mitrovicë
    42. OJQ Zana
    43. ORCA
    44. Organizata Advancing Together
    45. Organizata Cohu
    46. Organizata Koha
    47. Organizata Konsumatori
    48. Organizata Social Lab
    49. Organizata Studentore Vlera (Belgjike)
    50. Organizata THY – Prizren
    51. Organizata TOKA
    52. Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore – UP
    53. Qendra Kosovare për hulumtime urbane “PRO-Planning”
    54. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)
    55. Qendra Kosovare per Studime Gjinore (QKSGJ)
    56. Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis
    57. Qendra per Politika dhe Avokim-QPA
    58. Rrjeti i Grave te Kosoves
    59. Shoqata Drugëza
    60. Shoqata e Intelektualëve e Pavarur në Deçan.
    61. Shtëpia e Sigurt – Gjakovë
    62. Youth Initiative for Human Rights
    63. Adem Ferizaj – Studiues
    64. Adriatik Gacaferi – Aktivist
    65. Agnesë Qerimi
    66. Agon Maliqi
    67. Agron Mulliqi
    68. Alketa Xhafa Mripa
    69. Alush Gashi
    70. Arben Ahmeti
    71. Arber Halili – Asambleist i Komunës Antëerpen (Belgjike)
    72. Ardiana Shala
    73. Ardian Hoxha – American School of Kosova
    74. Ardin Badivuku
    75. Ardita Zejnullahu – AMPEK
    76. Argjentina Grazhdani
    77. Arientin Abdyli – Gazetar
    78. Armend Gashi – Vogue Hair
    79. Artan Murati
    80. Bardhi Haliti
    81. Bekim Ramku
    82. Besa Domi
    83. Besa Luci
    84. Organizata Debate Center
    85. Besnik Rustemi – Social Ëorkers Organization of Kosovo
    86. Betim Bregovina
    87. Blerim Vela
    88. Blerta Avdili
    89. Çun Lajçi- artist
    90. Dafina Paca – Profesore në Universitetin e Bristolit
    91. Dafina Zeqiri – Artiste
    92. Dardane Mehmeti – artiste
    93. Drenushë Morina
    94. Drin Meka – Artist
    95. Dukagjin Lipa
    96. Enver Robelli
    97. Ereblir Kadriu
    98. Erëmirë Krasniqi – Oral History Kosova
    99. Eroll Bilibani
    100. Ervina Halili
    101. Fatbardhë Salihu
    102. Ferdi Limani – Fotograf
    103. Fitore Berisha
    104. Florina Duli
    105. Fondacioni Lumbardhi
    106. Genc Kadriu
    107. Halil Kurmehaj
    108. Ilir Bajri
    109. Ilir Deda
    110. Imer Mushkolaj
    111. Jeta Berisha
    112. Jetlir Buja
    113. Jeton Neziraj
    114. Korab Krasniqi
    115. Krenare Loxhaj
    116. KADC
    117. Leonora Aliu
    118. Linda Gusia
    119. Luan Hasanaj – Let’s Do It Kosova
    120. Lulzim Peci
    121. Majlinda Bregasi – Profesoreshe
    122. Mentor Avdili
    123. Migjen Abrashi Civil Development Organization (CDO)
    124. Minka Berisha
    125. Mirishahe Syla – Aktiviste
    126. Mirlinda Kusari Purrini – Shoqata Afariste e Gruas – SHE-ERA
    127. More Raca- Regjisore
    128. Nazmi Sejfullahu
    129. Orgesa Arifi
    130. Orgest Azizi- Perkthyes dhe filozof (Paris)
    131. Petrit Recica
    132. Petrit Zogaj
    133. Rina Shabani
    134. Rron Gjinovci
    135. Sakibe Doli
    136. Sali Shoshi
    137. Samir Potera
    138. Sead Zimeri – Filozof
    139. Shkëlzen Gashi – ADMOVERE
    140. Shkumbin Brestovci
    141. Shqipe Gjocaj- aktiviste
    142. Teuta Gashi – Gazetare
    143. Teuta Hoxha – Jahaj
    144. Teuta Skenderi- Hulumtuese
    145. Tomë Gashi- Avokat
    146. Tringa Kasemi
    147. Uta Ibrahimi – Utalaya Foundation
    148. Valon Canhasi – Konsulent
    149. Veton Kasapolli
    150. Visar Geci
    151. Vjollca Robelli – artiste
    152. Vlera Uka
    153. Xhevdet Gegollaj
  2. Roma in Action – Gjakovë
Comments