Nis takimi i Mogherinit me burrat e Ballkanit Perëndimor
Në këtë darkë lamtumirëse të cilën e ka ftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, janë edhe dy presidentët, Thaçi e Vuçiq, shkruan lajmi.net.
Fotografia është publikuar nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.
Ndërkohë, në këtë takim nuk po merr pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Nuk dihet nëse në të njëjtin do të ketë diskutime bilaterale mes dy liderëve, Thaçi e Vuçiq, mirëpo mediat kanë raportuar se në takimin e përbashkët dialogu do të jetë tema kryesore e diskutimit. /Lajmi.net/