Haradinaj: Me Ramën nuk kam folur që nga takimi në Berlin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do ta padisë Ramush Haradinajn, e ky i fundit në emisionin Pressing të T7 thotë se nuk e ka aspak problem shkuarjen në gjyq me Ramën, pasi Haradinaj beson se e ka ndalur idenë e ndarjes së Kosovës.
Edhe më tutje, Haradinaj beson se Rama ka qenë bashkë me Presidentin Hashim Thaci pro idesë së ndryshimit të kufijve që kryeministri në detyrë e quan “ndarje të Kosovës”.
Haradinaj thotë se prej takimit në Berlin nuk ka folur më me Ramën, ndërsa shton se nuk e shqetëson aspak zotimi i kryeministrit të Shqipërisë se do ta padis ata.
Ndryshe, Rama ka deklaruar se do ta padisë Haradinajn, pasi ky e ka akuzuar atë dhe Thacin e Aleksandër Vuciqin që kanë pasur plan ndarjen e Kosovës në këmbim të fitimit të 10 miliardë eurove. /Express/