Birra, mish e kallashnikovi në dritare – pamje nga ahengu ku ishte prezent Agim Bahtiri [Video]
Para jo shumë kohësh, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri u anëtarësua në Vetëvendosje.
Bahtiri që më herët ishte pjesë e AKR-së së Behgjet Pacollit, siç duket i ka në qejf shumë ndejat, shkruan lajmi.net.
Në të kaluarën, ai do të shihej në një aheng, me figura të larta të PDK-së, Kadri Veselin e të tjerë.
E në një video tjetër që është publikuar sot në Facebook, shihet Agim Bahtiri në një aheng që nuk dihet saktësisht se ku është organizuar.
Në tavolinë, nuk mungon as mishi e pijet alkoolike.
Ajo që bije në sy është një armë e cila është e varur në mur, tek dritarja, që nga pamjet shihet se është armë automatike.

Videoja është postuar në Facebook:
Gepostet von Amir Kelmendi am Samstag, 2. November 2019

