Keqpërdorimi i liberalizimit të vizave sërish në tryezë para ministrave të BE-së

362
fresco

Presidenca finlandeze deri tek ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të BE-së dorëzoi raport në të cilin i numëron problemet që dalin nga liberalizimi i vizave, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Brukseli.

Raporti erdhi pasi disa vende anëtare të BE-së kanë dorëzuar ankesa për keqpërdorim të regjimit të lëvizjes së lirë nga ana e qytetareve nga vendet e treta, thuhet në raport.

“Liberalizimi i regjimit të vizave me Gjeorgjinë, Shqipërinë dhe Ukrainën dhe keqpërdorimi i tij janë në veçanti shqetësuese për disa vende anëtare. Numri i kërkesave të pajustifikuara për azil, në raste të shumta, se shtrohen në mënyrë oportuniste pasi është liberalizuar regjimi i vizave”, thuhet në raportin e Presidencës finlandeze.

Dokumenti i identifikon qytetarët nga Gjeorgjia, Shqipëria dhe Ukraina si më problematik, “dhe në mase të caktuar edhe qytetarët nga Moldavia, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Armenia gjenden në mes të kërkesave të pajustifikuara për azil, dikur në numër më të madh, sipas të dhënave të vendeve anëtare”.

Presidenti francez Emanuel Makron, e potencuar problemin me kërkesat per azil nga Shqipëria në Francë si një nga arsyet për bllokimin e fillimeve të negociatave me këtë vend. Franca po ballafaqohet edhe më të ashtuquajturin turizëm mjekësor nga Gjeorgjia , prej se ky vend ishte i liruar nga regjimi i vizave, Shqipëria e përmendin edhe autoritetet holandeze si problematike, veçanërisht për shkak të “lidhjeve me krimin e organizuar”, çështje e ngritur edhe në raportin e Presidencës finlandeze.

Ky raport u paraqit më 17 tetor, në të njëjtën ditë kur u mbajt Këshilli Evropian, ku u bllokuan negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga Franca, Holanda dhe Danimarka.

Vendet anëtare të BE-së tani e kanë për detyrë t’i identifikojnë më saktë keqpërdorimet e regjimit të vizave dhe t’i rrisin fushatat informuese në vendet e treta nga vijnë azilkërkuesit e rrejshëm.

Comments