E gjashta më radhë, përballë Chelsea dorëzohet edhe Crystal Palace
Chelsea ka vazhduar serinë fantastike të rezultateve në Premierligë, duke e mundur 2:0 Crystal Palacen në ‘Stamford Bridge’.
Të dy golat skuadra e Frank Lampard i shënoi në pjesën e dytë.
Tammy Abraham në minutën e 52’, shënoi për epërsinë 1:0 të Chelsea.
Reprezentuesi amerikan, Christian Pulisic, në minutën e 79’, shënoi për 2:0.
Me këtë fitore, Chelsea renditet në vendin e dytë me 26 pikë, duke pritur përballjen mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Në xhiron e ardhshme, Chelsea luan në udhëtim, pikërisht te Manchester City./Lajmi.net/