Tottenham ndanë pikët me Sheffield

390

Tottenham Hotspur ka luajtur baras me skuadrën e Sheffield United.

Xhiroja e 12-të e Premierligës nuk ka siguruar më shumë sesa një pikë për Tottenham, të cilët luajtën 1:1 kundër Sheffield United, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin e pastër 0:0, edhe pse skuadrat patën mundësitë e tyre.

Në pjesën e dytë, ishte fillimisht Heung Min Son ai që shënoi i pari, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 58’.

Përgjigja e Sheffield erdhi në minutën e 78’, me golin e realizuar nga George Baldock, shkruan lajmi.net.

Me këtë barazim, Sheffield qëndron në pozitën e pestë me 17 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve, kurse Tottenham Hotspur pozicionohet në pozitën 12, me 14 pikë. /Lajmi.net/

Comments