Aksident tragjik, humbin jetën dy vajza në Tiranë

405
fresco

Në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në afërsi të Bërzhitës, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjeksor. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Comments