Zbulohet slogani zyrtar për mikpritjen e anglezëve në Kosovë
Janë bërë gjitha përgatitjet për ndeshjen e madhe Kosovë – Angli.
Më 17 nëntor në ‘Fadil Vokrri’, Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020, përballë mysafirëve nga Anglia.
Shkaku i të kaluarës së Kosovës dhe ndihmës së madhe nga shteti anglez, ‘Dardanët’ kanë vendosur të organizojnë një pritje të veçantë për këta miq të respektuar.
Në një konferencë për shtyp, janë zbuluar detajet nga pritja që do t’i bëhet Anglisë.
“Mirëseardhje dhe respekt’ është slogani zyrtar mikpritës për anglezët, përcjell lajmi.net.
Po ashtu është bërë e ditur se ditën e diel do të ketë edhe një mori aktivitetesh në sheshet e Prishtinës./Lajmi.net/