Peter Bayer fiton përballë ish- spiunit rus, zgjedhet raportues për Kosovën

481
fresco

Peter Bayer (CDU) nga Gjermania, është zgjedhur raportues për Kosovën nga Komisioni për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Bayer është zgjedhur raportues për Kosovën duke marrë 33 vota, përballë kundërkandidatit tjetër, ish- spiunit rus, Aleksey Kondratyev, i cili ka marrë 6 vota.

Kundër zgjedhjes së ish- spiunit rus, kanë lobuar fuqishëm Xhavit Haliti, shef i delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Ervin Bushati nga Parlamenti i Shqipërisë dhe Adnan Dibrani nga Parlamenti i Suedisë.

Comments