Tiranë: Sërish aksion shembjesh në Astir, blindohet zona nga policia!

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes Mjedisor ka nisur sërish aksionin në zonën e Astirit, për të shembur objekte të tjera të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Që herët në mëngjes forca të shumta policie janë vendosur përgjatë rrugës, duke bllokuar qarkullimin në rrugën e Unazës.

Ashtu si dhe para disa ditësh, aksioni i radhës pritet të shoqërohet me përplasje mes banorëve dhe punonjësve të IKMT, pasi pronarët e objekteve janë kundër shembjes.
Kujtojmë se ditën e hënë, pas përplasjeve pati disa të lënduar dhe shumë persona u proceduan penalisht./E.B-dritare.net