Përfundon asfaltimi dhe ndërtimi i urrës që lidh Shipkovicën dhe Brodecin

400

Komuna e Tetovës ka vazhduar me aktivitetet në terren me investimet kapitale duke përmbushur premtimet si dhe duke u përqendruar edhe në zona të tjera ,përfshirë Malësinë e Tetovës informon Tetova sot
Ka qenë vetë kryetarja e Komunës Teuta Arifi që ka ndjekur nga afër zhvillimet atje duke theksuar se po rikthehemi në Malësinë e qytetit me investime kapitale dhe konkrete. “Në fushatë si konkluzë dhe kërkesë immediate dhe jetike e banorëve u paraqit ndërtimi i urrës dhe asfaltimi i rrugës”deklaroi kreu i Komunës Arifi.

“Përfunduam investimet në Malësinë e Tetovës konkretisht në aksin që lidh fshatin Shipkovicë dhe Brodec.
Një pikë problematike e cila vështirësonte jashtëzakonisht qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve sidomos gjatë stinës së dimrit u shpreh Teuta Arifi.

Tashmë asfaltimi i standartizuar ka përfunduar, ndërtimi i urës dhe trotoareve poashtu, kostoja e përgjithshme e investimit kap shifren prej tetë milion denarëve.

Njeriu i parë i Komunës së Tetovës bëri të ditur se do të vazhdojmë të punojmë për malësinë me përkushtimin më të madh.Ts.mk

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
Comments