Kush janë gjykatësit që liruan Katica Janevën nga paraburgimi?

361

Gjykata e Apelit gjatë ditës së sotme pritet të publikoj vendimin me të cilin masa e paraburgimit për Katica Janevën zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak.

Përveç bazave mbi të cilat është marrë vendimi, pritet të publikohen edhe emrat e gjykatësve të cilët kanë vendosur për lirimin e Janevës nga paraburgimi, Jani Niqa, Safet Kadri dhe Zoran Dimitrievski.

Ndryshe, Villma Ruskoska gjatë ditës së djeshme paralajmëroi hetim financiar kundër gjykatësve të cilët kanë sjell vendim për lirimin e Katica Janevës nga paraburgimi.

Gjykata e Apelit sot ka mbajtur kolegjium të jashtëzakonshëm, prej ku edhe lëshuan komunikatë, ndërsa deklaratën e Ruskoskës e vlerësuan si të pa baza.

Në komunikatën e Gjykatës është publikuar edhe SMS porosia që Ruskoska i kishte dërguar njërit prej gjyqtarëve:

“Në rast se ti me Këshillin e keni lëshuar Katicën, ta dish se do t`ju shkund nga brekët gjithë Këshillin me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si Ju, asnjëherë nuk do të hyjmë në BE. Në rast se nuk është Këshilli yt, kërkojë falje. Por në rast se jeni Ju, do ta shihni”, thuhet në SMS e Ruskoskës, sipas komunikatës së Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit lidhur me përmbajtjen e SMS porosisë,  shpreh qëndrimin se kjo paraqet kërcënim direkt  dhe përzierje të ashpër  në punën e gjykatës ku Prokuroria Publike është vetëm palë në procedurë. /Alsat

Comments