Rinumërohen 969 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar rinumërimin edhe përgjatë kësaj jave.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për lajmi.net se deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime.
“Në ditën e tetë (e mërkurë) janë rinumëruar 128 vendvotime. Pra deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 69%”, ka thënë Elezi.
Ai ka shtuar se për t’u rinumëruar kanë mbetur edhe 438 vendvotime. /Lajmi.net/