Zaev e Ahmeti: Koalicioni funksionon shkëlqyeshëm
Pavarësisht përplasjeve të reja mes figurave të caktuara të LSDM-së dhe BDI-së, krerët e dy partive partnere të koalicionit qeveritar mohojnë të ketë krizë mes tyre. Kryeministri Zoran Zaev komenton deklaratën e fundit të nënkryetarit të LSDM-së Muhamed Zekiri i cili BDI-në e kishte cilësuar si e keqja e domosdoshme të cilën u është dashur ta pranojnë pas zgjedhjeve të 2016-tës dhe që kurrë nuk ka dashur bashkëpunim me partinë e Ahmetit. Zaev thotë se koalicionet e ardhshme eventuale pas zgjedhjeve të 12 prillit do t’i përcaktojnë votat e qytetarëve.
Ai nuk potencon që dëshiron ose nuk dëshiron. Ka në LSDM-ja edhe të tillë që dëshirojnë dhe në fund do të sjellim vendim. E dini çfarë është interesante në fund; qytetarët na tregojnë në zgjedhje. Si të na votojnë qytetarët në zgjedhje, ashtu edhe do të na drejtojnë për bashkëpunimet e ardhshme”-tha Zoran Zoran, kryeministër .
Për kreun e BDI-së, Ahmeti, Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i LSDM-së.
Muhamed Zeqiri mendoj se nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së. Koalicioni funksionon, raportet e mira dhe të qëndrueshme janë mes kryetarit të partisë të LSDM-së dhe kryetarit të BDI-së, si dhe organeve të partisë”-pohoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti rikthekson se nuk është për një koalicion parazgjedhor me LSDM-në duke i dhënë kështu përparësi rezultatit të zgjedhjeve. Zekiri përsëri me reagim në rrjetet sociale.
Përderisa LSDM-ja ka njoftuar se vazhdon kontaktet me të gjitha partitë për bashkëpunime të mundshme parazgjedhore, BDI-ja thonë se është herët për takime konkrete. E hapur për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit mbetet edhe VMRO-DPMNE-ja e cila nuk i përjashton as partitë shqiptare.
Fatlume Dervishi