Reagime për sjelljen e tifozëve në Teatrin Popullor Maqedonas

533
fresco

Manifestimi me rastin e 30 vjetorit të themelimit të grupit të tifozëve “Shfercerat” i mbajtur në Teatrin Popullor Maqedonas është shoqëruar me reagime të shumta në opinion pas publikimit të video incizimeve me brohoritjet e tifozëve dhe pohimeve për dëmtimin e pajisjeve të teatrit.

Televizioni Alsat sot ka vizituar hapësirat e brendshme të teatrit ku edhe ka regjistruar disa nga dëmet e shkaktuara.

Tifozët janë akuzuar për “sjellje të egër”, ndërkohë që askush nuk ka marrë përsipër organizimin e këtij manifestimi. Nga Ministria e Kulturës dhe drejtoria e Teatrit thonë se në këtë institucion për ditën  premte ishin paraparë dy manifestime për ditën e alfabetit, por askush nuk kishte paralajmëruar se brenda do të ketë edhe tifozë të futbollit.

Ngjarja e dytë fillimisht ishte e paralajmëruar dhe organizuar nga Artan Grubi, deputet. Për ngjarjen e dytë kishim informatë se do të trasnmetohet film dokumentar në kohëzgjatje prej 30 minutave, por për përmbajtjen e të njëjtit nuk morëm informatë, as nuk u njoftuam me pjesëmarrjen e grupit të tifozëve të klubit të futbollit. Presim nga organizatorët e ngjarjes së dytë ta kompensojë dëmin e shkaktuar në objekt”-thonë nga Teatri popullor i Maqedonisë.

Edhe nga qeveria thanë se nuk kanë qenë organizator të ngjarjes në të cilën sic thuhet kishte sjellje të pahijshme. Në një reagim me shkrim qeveria kërkon nga organizatori që të merr përgjegjësinë dhe të kompensoj dëmet.

Por, deputeti i BDI-së Artan Grubi përmes një postimi në rrjestin social, fesjbuk ka hedhur poshtë pretendimet duke theksuar se gjatë këtij manifestimi nuk kishte asnjë sjellje të egër. Ai thotë se reagimet janë absurde dhe dyfytyrëshe.

Sjellje e egër ishte hyrja me dhunë, rrahja dhe brohoritja në Kuvend më 27 prill, e jo festa e tifozëve me këndim në teatër, por jo edhe me vandalizëm dhe dhunë që do ta gjykoja në çdo moment. Unë nuk jam organizator i ngjarjes, por më duhet të theksoj që teatri i përket popullit, jo VMRO-së, LSDM-së, e as kastës, është ndërtuar me para tona, me paratë e qytetarëve, jo me paratë e VMRO-së e as kastës, por me paratë e qytetarëve dhe i takon qytetarëve”-pohoi Artan Grubi, BDI.

Edhe grupi i tifozëve “Shfercerat” ka hedhur poshtë akuzat për demolimin e sallës së teatrit popullor maqedonë.

Është e qartë tendenca për njollosje te këtij grupi të tifozëve me informata të pavërteta dhe spekulime mediale. Ne jemi tifozë dhe tifozërija është jeta jonë. Nuk ka mënyrë tjetër të tifozërisë veç se këndimi i këngëve dhe brohoritjes, dhe në këtë e bëmë atë natë dhe asgjë tjetër, pa asnjë “ vandalizëm “, thyerje, ndonjë fjalë ofenduese e jo më fjalë të urrejtjes”-thonë nga Grupi i tifozëve “Shfercerat”.

Kanë reaguar edhe nga VMRO DPMNE-ja opozitare e cila kërkon përgjegjësi për rastin të cilin e quajnë “çmenduri”

 Kush do të mbajë përgjegjësi dhe kush do ta pagojë dëmin? Pse askush nga sigurimi nuk reagoi kur individë filluan të hipnin nëpër karrige. Deri ku dot të shkojë çmenduria e këtij pushteti. Përgjegjësi patjetër duhet të ketë edhe nga zv/ministri i kulturës, ministri i Kulturës, koordinatori nacional për kulturë dhe këshilltarët e kulturës së Zoran Zaevit”-theksoi Zoran Lutkov, VMRO-DPMNE.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk janë prononcuar për këtë rast.

Mefail Ismaili

Comments