Sërish tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Shkup
Toka shqiptare po vazhdon të dridhet. Para disa minutave qendrat sizmologjike kanë regjistruar një tjetër dridhje prej 5.0 shkallëve sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Deti Jon, ndërsa është ndjerë edhe në Shkup.
Tërmeti i parafundit u regjistrua në ora 13:14 afër Gjirit të Lalzit.
Ndërsa nga tërmeti i orës 04:00 me magnitudë 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm, raportohet se deri më tani jetën kanë humbur 15 persona ndërsa ka qindra të plagosur dhe të pa gjetur.