Pamje nga shtëpia e dy vëllezërve gjilanas që humbën jetën nga tërmeti në Durrës
Si pasojë e tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës humbën jetën edhe dy kosovarë.
Shemsedin e Isa Abazi janë dy vëllezërit nga Livoçi i Gjilanit që mbetën të vdekur nën rrënojat e hotelit ‘Tropikal’.Tashmë në oborrin e shtëpisë së familjes kanë filluar të mblidhen shumë njërëz për t’i dhënë lamtumirën e fundit dy të rinjve që pas vetes lanë fëmijë jetim, e dhimbje tek të gjithë familja, miqtë e gjithë shqiptarët, shkruan Indeksonline.
Varrimi i të ndjerëve do të bëhet pas pak në varrezat e Livoçit./Indeksonline/

