Universiteti i Tetovës ndan 10 mijë euro për të dëmtuarit e tërmetit në Shqipëri

419
fresco

Pas situatës së rëndë të krijuar në Shqipëri si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, që i goditi Durrësin dhe Thumanën, Senati i Universitetit të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur sot, më 28 nëntor 2019 solli vendim për ndarjen e një donacioni në vlerë prej 10.000 eurove, në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i lartpërmendur.

Me këtë vendim Universiteti i Tetovës solidarizohet me vëllezërit dhe motrat tona nga Republika e Shqipërisë, që fatkeqësisht u goditën nga kjo fatkeqësi natyrore me pasoja në njerëz dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Rektori i UT-së i përgëzoi dhe falënderoi studentët tanë, të cilët organizim të Parlamentit Studentor, gjatë këtyre ditëve janë angazhuar për grumbullimin e mjeteve financiare për këtë çështje.

Comments