Iniciativa e këshilltarit të BESËS, Ohri dhuron 1 milion denarë për Durrësin
Sot me iniciativë të këshilltarit të Lëvizjes BESA, Xhemal Mena, në seancën e rradhës të këshillit komunal të Ohrit, u dha si propozim dhe u miratua propozimi për ndihmë monetare prej 1 milion denarësh për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat Shqiptare pas tërmetit shkatërrues që preku qytetin e Durrësit me rrethinë.
Sipas informatave, iniciativën nuk e kanë votuar këshilltarët e VMRO-Popullore dhe Partisë Liberale.