Lëvizja BESA ristrukturon nëndegët në Likovë

365

Lëvizja BESA ka ristrukturuar nëndegët e saj në fshatin Nikushtak dhe fshatin Opajë, në kuadër të ristrukturimit të tërësishëm të degës së Likovës. Në prezencë të banorëve në dy fshatrat, me fjalë përshëndetëse u drejtua anëtari i kryesisë qendrore, Hulus Asipi si dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Nëndega e Nikushtakut iu besua ta udhëheq Bajredin Ibishi, ndërsa nëndegën e Opajës do ta udhëheqë Alban Limani.

Lëvizja BESA tashmë ka filluar punën e saj duke i konsoliduar radhët e veta, duke i rifreskuar nëndegët e partisë dhe njëkohësisht duke pranuar shumë figura të reja të cilat i bashkëngjiten Lëvizjes BESA.

Comments