Fotografi të rralla, Daut Haradinaj e Mujë Krasniqi në luftën çlirimtare
Daut Haradinaj ka kujtuar Mujë Krasniqin dhe 41 bashkëluftëtarit e tij në 21 vjetorin e rënies.
Haradinaj e ka vlerësuar në maksimum veprën e heroit Krasniqi duke shtuar se shumë vite ka rrugëtuar dhe se shumë kujtime ka me të.
Më poshtë statusi i tij:
Para 21 vitesh në një dimër të egër e me shumë plagë ende të pa shëruara Muja po nisej nga Shqipëria me shumë shokë dhe bashkëluftëtarë për të ju sjellë shokëve barutin.
Ky rrugët ishte rrugëtimi më i përgjakshmi i luftës sonë. Muja, Beqa e Alia, po ju prinin trupave tona të bindur në fitoren e madhe që nuk ishte larg. Kushdo që e ka njohur Mujën e din se guximin e tij pak njerëz e kishin, urtësia dhe kujdesi ndaj bashkëluftëtarëve e bënte atë më ndryshe, dhe pikërisht nën presionin e pritës armike po luftonte i pa thyer deri në frymën e fundit bashkë me shumë shokë, duke u kthyer në ikonën e luftës sonë.
Shumë vite kemi rrugëtuar bashkë me të, shumë kujtime kam për Mujën.
Të gjallët që e njohën e kanë për nder dhe për obligim që vlerat e tjj njerëzore t’i lartësojnë. Mbrojtja dhe gadishmëria e tij deri në flijim për vendin dhe bashkëluftëtarin janë shembull pë ne.
Gjithmonë në zemrat tona do jesh i madhi “Kapuq”.
Lavdi!
DH








