LSDM dëshiron ta zhbëjë Badinterin

791
fresco

Tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën.Kryeministër që vepron me dy standarde njëkohësisht ndërsa në publik dëshiron që të duket një reformator I madh ndonëse I lexuar tashmë dhe cdo gjë shkon kundër tij në orën e mbrapshtë politike që ka filluar për të .

I ndodhur në një situatë tmerrësisht keq pas dështimeve të shumta dhe premtimeve të parealizuara, në anketat që janë shumë pesimiste për të , ai po humb në terrenin politik dhe ka krijuar bindjen se të gjithë po “luftojnë” kundër tij ,se vetëm ai e do një shtet të së drejtës ,se vetëm ai do një shoqëri me të drejta të barabarta , por realiteti është krejt tjetër dhe e demanton atë dhe së fundmi ai dëshiron që të zhbëjë edhe Badinterin sepse tek kryeministri janë zgjuar “ demonët” e paraardhësve të tij që sa herë ndjehen ngushtë në rejtingjet partiake , duhet vepruar ndryshe politikisht sidomos ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre .Në vijë të kësaj janë edhe punësimet e maqedonasve, të atyre maqedonasve që janë të gatshëm të paraqiten si shqiptarë jo sepse duan ta bëjnë këtë por duke zvogëluar me automatizëm numrin e shqiptarëve që presin punë dhe u cenohet një e drejtë kushtetuese dhe e gjitha kjo then cdo rregull drejtësie dhe madje edhe të drejtat e njeriut .Këto veprime kanë dy anët e errëta .E para ka të bëjë me punësimin e maqedonasve jashtë cdo kriteri dhe e dyta ai do që përmes punësimeve të fitojë në terrenin politik duke I interesuar vetëm si të qëndrojë në pushtet pavarësisht se cfarë ai premtoi në atë që e proklamonte : shoqëri për të gjithë” të realizuar edhe përmes satelitëve shqiptarë që ia përmbushin misionin e tij.

Ai do poashtu një njësi zgjedhore sepse me sistemin zgjedhorë aktual e di shumë mirë se do shkojë në opozitë ,por me një njësi e di gjithashtu se janë shqiptarët që e pësojnë më shumë duke humbur në terrenin politik dhe njëkohësisht duke humbur numrin e deputetëve.

Zaev nuk ndëshkoi askënd, as ata që u zotua si opozitar I zjarrtë .Gjërat I dolën nga kontrolli sepse është vështirë të vish nga periferia politike dhe të drejtosh në portat e mëdha shtetin që është I dërmuar dhe shumë institucione janë të kalbura përfshirë sistemin e drejtësisë .Para syve ai she përditë statujat e shtrenjta që I kemi si suvenire të së shkuarës,plot abuzime .Ai nuk I rrënoi ato sic u betua dhe iu kthye bumerang, sepse ato po e rrënojnë atë bashkë me mashtrimin politik .Qeveria e tij është zhytur në kaos mes gjërash që I kanë rrëshqitur tashmë nga duart.Të bëj një premtim të rradhës në zgjedhjet që do vijnë për pagat ,s’mund ta bëjë dot .Të shkojë të kërkojë vota shqiptarësh , ai I ka humbur këta të fundit sepse ka tre vjet që se ka vëmendjen tek ata.Ftesën nuk e morri dot për negociata me BE-në , rastet e fundit të aferave poashtu janë një histori tjetër më e zymtë dhe humbi së fundmi edhe anëtarin e Këshillit Gjyqësor nga partia e tij.
12 Prilli është afër dhe vetëm “ unaza e Harabelës” mund tia ndryshojë fatin një kryeministri që premtoi shumë por nuk bëri asgjë dhe njerëzit e kuptuan lojën prej kameleoni politik. Tetova sot

Comments