Pezullohen grevat, sindikatat presin qeverinë e re

548
fresco

SBASHK ka thënë se nuk do të rrijnë pa ndërmarre veprime sindikale, mjekët pezulluan grevën.

Ani pse ishte paralajmëruar grevë, një e tillë nuk u mbajt gjatë ditës së hënë.

Nxënësit e kësaj shkolle, e vijuan mësimin si çdo ditë tjetër.

Mësimdhënësit e shkollës Faik Konica në Prishtinë, ndonëse nuk deshën të flasin para kamerës, thanë se nuk i përkrahin grevat e tilla.

E grevat e shumta që po mbahen kohëve të fundit, janë të papranueshme edhe për prindërit.

 “Une mendoj qe janë te papranueshme ne kete kohe, duke marre parasysh se nuk kemi te organeve qeveritare. 1 orë na kushton shumë e le më me ditë e me javë”, ka thënë Shaqir Amerllahu, prind i një nxënësi.

E kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj, tha se do të jenë të matur në veprime deri në krijimin e qeverisë së re.

Por, Jasharaj shtoi se  kjo nuk do ti ndalojë ata që së paku të ndërmarrin veprime sindikale.

Sipas tij, gjithë kjo nuk po bëhet për ngritje pagash, por për shkak se ligji për paga rregullon shumë çështje tjera.

E grevë nuk u mbajtën as në sektorin e shëndetësisë.

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Mjekëve mbajten mbledhje gjat֝ë ditës së hënë, me ç’rast vendosen për pezullimin e kësaj greve.

Këtë e konfirmoi kreu i kësaj sindikate, BlerimSyla.

 “Ajo cka mund të them është që ndoshta vec është pezulluar, jo anuluar por pezulluar. Nuk di më tepër”, ka thënë ai.

Ndryshe, të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, mbajtën grevë në dy orët

Comments