BDI, ASH dhe BESA: Nuk shohim arsye për të shtyrë zgjedhjet

627
fresco

Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së, Elmi Aziri, nënkryetarë i ASH-së dhe Kastriot Rexhepi, nënkryetarë i Lëvizjes BESA, vlerësojnë se vendimi që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill u soll pasi paraprakisht për diçka të tillë u dakorduan tëgjitha partitë politike që morën pjesë në takimin e realizuar në presidencë.

Sipas tyre, nuk ekziston asnjë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve, andaj potencojnë se të njëjtat duhet të mbahen më 12 prill, për kur edhe janë caktuar.

Comments