Po votohen ligjet që duhet të zbatohen nga 1 janari i vitit 2020

711
fresco

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në pjesën e paradites votoi ligje nga më shumë sfera, me çka u konfirmuan informacionet e djeshme për marrëveshje të arritur mes shumicës qeveritare dhe opozitës.

U votuan 14 ligje me procedurë të shkurtër dhe një në procedurë të rregullt të cilat ishin në seancën e 126-të, ndërsa janë nga sfera e financave, shëndetësisë dhe bujqësisë. Pastaj filloi shqyrtimi dhe votimi për pikat e seancës së 123-të. Deputetët pas pauzës do të votojnë për Ligjin për Tatimin për të Ardhura Personale, ndërsa në seancë ishte pranuar edhe amendamenti i deputetes së VMRO-DPMNE-së Vesna Pemoba për Ligjin për të Falimentuarit, gjegjësisht ata të mund të dorëzojnë fletëparaqitje deri më 31 janar të vitit 2020 në Entin e Punësimit.

Paraprakisht sot koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micesvki dhe të LSDM-së Jovan Mitrevski theksuan se ligjet nga seanca e 126-të dhe 123-të sot do të votohen dhe se zgjedhje më 12 prill do të ketë.

“Jo vetëm që ishte lajm i rremë se VMRO-DPMNE-ja i frenon dhe i bllokon ligjet, por ky ishte tentim që të iket nga zgjedhjet. E shohim se sot ligjet të cilat janë të lidhura me afatin e 31 dhjetorit dhe në interes të shtetit dhe të mos kemi vrima në sjelljen e disa ligjeve të cilat duhet të zbatohen nga 1 janari i vitit 2020 në seancë kuvendore po debatohen. Bllokadë nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk ka. Argumenti i vetëm për ikje nga zgjedhjet i zotërisë Zoran Zaev është mënjanuar. Zgjedhje do të ketë”, tha koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Micevski.

Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së tha se sot nuk sheh se ka ndonjë qëllim për bllokadë, por se dita do të zgjasë dhe do të pritet që të hapen pikat nga rendi i ditës së seancës së 123-të. Mitrevski i vendosur se zgjedhje të parakohshme do të ketë më 12 prill dhe se sot po votohen ligje të cilat janë të lidhura me zbatimin nga 1 janari i vitit 2020, ndërsa se në mesin e tyre nuk është Ligji për Mbrojtje, për sjelljen e të cilit nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Seanca vazhdon pas pauzës së rregullt prej një ore.

Comments