Zyrtare: Haaland i bashkohet Dortmundit

422
fresco

Borussia Dortmund ka njoftuar zyrtarisht se e ka kompletuar blerjen e talentit të madh norvegjez, Erlind Braut Haaland nga RB Salzburg.

Në garë për t’i siguruar shërbimet e Haaland, Dortmundi i mposhti disa klube të mëdha, përfshirë, Juventus, Manchester United dhe RB Leipzig, raporton Gazeta Express.

Gjiganti gjerman njoftoi përmes një videoje në Twitter se ka arritur marrëveshje për transferimin e 19-vjeçarit në afatin kalimtar dimëror, i cili hapet më 1 janar.

Haaland i ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat ëpr Salzburgun këtë sezon, përfshirë gjashtë në tetë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Comments