Alban Skenderaj sonte performon në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë!

488
fresco

Sonte, me 31 dhjetor, në natën e ndrrimit të moteve, në Sheshin Skënderbeu, në Prishtinë do të jetë këngëtari i njohur shqiptar Alban Skenderaj, që do të kujdeset për disponimin e publikut.

Këngëtari i njohur është një artist tejet i dashur për publikun, për shkak të këngëve që ai sjellë vazhdimisht për publikun, shkruan Indeksonline.

midle

Sonte Albani ka vendosur të jetë pranë publikut të saj në Prishtinë, për ti argëtuar ata me këngë nga bagazhi i tij i pasur muzikorë.

“Jam i lumtur që ky ndërrim vitesh do më gjejë në Prishtinë. Një qytet që më do dhe e dua shumë. Ejani sonte të presim 2020 së bashku”, ka shkruar Albani përkrah njoftimit për koncertin e tij të sontëm. /Indeksonline/

Comments