Abdixhiku: LDK s’ka kërkuar shtimin e numrit të ministrive, propozimi i VV-së ishte befasi për ne
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixihiku ka deklaruar se problemi me ofertën dhe propozimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje është në tri pikat e saj.
Por ai tha se pavarësisht kësaj e vlerësojnë përpjekjen si hap pozitiv për të arritur marrëveshjen.
“Për neve befasia ka qenë e ndërlidhur me pikën e parë, me shtimin e numrit të ministrive sepse një çështje të tillë LDL as që e ka kërkuar ndonjëherë, as nuk e ka pranuar dhe as nuk do të lejojë të ndodhë. Çështja e numrit të ministrive e kemi përmbyllur në takimin e parë të grupeve punuese, aty kemi pasur edhe ie të tjera për pas një diskutimi të gjatë kemi arritur të ndërtojmë dy skenarë të ministrive, tek të cilat kemi dashur të shpërfaqim elementin më bazik të kësaj qeverisje, se nuk duam të kemi pushte të ndarë të ministrive sepse ashtu do t’i kishim 21 ministri dhe do t’i ndanim nga 9-të.Kemi dashur të japim shembull, për ne shtimi i ministrive është i papranueshëm dhe i panevojshëm dhe as që e kemi kërkuar. Tendenca dhe përpjekja për të zgjeruar ministritë e ka vënë nëj dëm të parikuperueshëm në këtë fazë. Gjatë skenarit të parë të përzgjedhjes së liderëve, Ministria e Kulturës i kishte mbetur komuniteteve dhe kemi marrë letra të ndryshme nga arti që kjo ministri të jetë nën menaxhimin nga njëra prej ministrive, të mos i lihet komunitetit minoritar. Ne kemi pasur propozim që kjo ministritë bashkëngjitet me atë të Arsimit , Kultura dhe Sporti të jenë bashkë. Assesi s’e kemi pranuar që të ndajmë sportin me shëndetësi sepse prish funksionimin, për këto pjesë tjera janë mish-mash të ministrive të LDK-së. Pra barazim i çuditshëm”, tha Abdixhiku në Dukagjin, shkruan Indeksonline.
Ai tha se propozimi i ri erdhi pas dy refuzimeve që u bën nga VV-ja, duke sqaruar edhe nëj herë ofertën sa i përket postit të presidentit.
“Për neve është e pakuptueshme se si mund të jipet një president, por të parandalohen votat e deputetëve të tjerë. LDK dhe VV do t’i kenë bashkë 57 deputetë, edhe 10 minoratar të pakicës jo serbe e duhen 80 e po ta kishte Listën Serbe do të ishin 77. Është vënie e diçka je me paramendim. Ne refuzojmë ambiguitetit dhe duam që marrëveshja të jetë e pastër dhe aq më pak kundër parimeve që kemi ndërtuar, sidomos në pikën e shtimit të ministrive. Ne kemi propozuar një ofertë të re tek i cili propozim LDK bën një hap të madh, së pari kërkesa ishte qe qeveria të mbetet e barabartë 5 me 5, VV meqenëse ka dalë e para me qëllim të parimit të balancës kemi kërkuar që Kryeparlamentari dhe Presidenti t’i takojnë LDK-së, oferta e dytë ishte që në ditën kur LDK merr Presidentin, do t’i jepte edhe një ministri të plotë VV-së, për t’u bërë proporcion 6 me 4. Këto të dyja janë refuzuar dhe ne erdhëm me propozim të ri, gjatë grihte kohës së qeverisje LDK dhe VV do të kenë përfaqësim të dinjitetshëm, përderisa se kemi presidentin, LDK të ketë kryeparlaemtnarin.Ne do ta kthejmë atë tek VV dhe dot ‘i kenë të dy pozitat udhëheqëse dhe ministritë do t’i kemi të barabarta. Me 26 dhjetor në ora 12 kryesia e LDK-së ka dhënë një ofertë gjeneroze ndaj VV-së, njëra nga pikat ishte që nëse VV na sheh si pengesë në ndërtimin e koalicionit, jemi të gatshëm të heqim dorë nga gjithçka dhe që VV-së t’i mbështesim kandidaturën edhe për kryeparlemtar edhe për qeveri.Në ora 14:00 VV e refuzoi këtë ofertë, në ora 15:00 jemi futur në Parlament pa komunikimi me palën tjetër dhe pa qartësi për hapin e tyre të ardhshëm”, shtoi Abdixhiku.
Ai theksoi gjithashtu se asnjëherë nuk kanë qenë për t’i bllokuar institucionet, por që veprimi i njëanshëm i VV-së nënkuptoi distacnim.
“Ne s’kemi thënë asnjëherë që do t’i bllokojmë ë institucionet por që veprimi i njëanshëm i VV-së nënkupton distancim dhe vazhdim i njëanshëm. Zgjedhja e Kryeparlametnari tu bë për të zhbllokuar institucionet dhe kjo është bërë publike dhe në asnjë rrethanë nuk do të parandalonte një gjë të tillë, apo aq më tepër nuk do të plotësonte një dëshirë para aktivi të kryer.Kemi bërë të qartë se pa vepruar kështu, nuk ka më ecje me LDK-në. Ne besojmë që propozimi jonë që është fer është hap përpara i LDK-së”, shtoi Abdixhiku./Indeksonline/