40 sekonda luftë me Cerrone, McGregor ka fituar ‘një mal me para’
Ylli irlandez i UFC, Conor McGregor, ka mbushur arkat me para.
Pas mbrëmjes së UFC 246, McGregor ka fituar një shumë të madhe me para, kur edhe ka mposhtur Donald Cerrone.
Irlandezit i mjaftuan 40 sekonda për t’i dhënë fund kundërshtarit të tij. Kjo nuk ishte pritur, por kur McGregor është në oktogon, gjithçka është e mundur.
McGregor ka fituar plotë 80 milionë dollarë, në këtë luftë që zgjati vetëm 40 sekonda, përcjell lajmi.net.
Kjo ndryshe përkthehet si 2 milionë dollarë në sekond. Këto fitime vërtetë janë të çmendura.
Më poshtë mund ta shihni momentin kur McGregor i dha fund kundërshtarit të tij. /Lajmi.net/