‘Eja të sqaroj diçka’ Detaje mbi ekzekutimin e Vilson Tafçiut, si e nxorrën në pritë

406

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me ekzekutimin e 28 vjeçarit Vilson Tafçiu, i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.

I riu ka qenë i ulur në një kafene me dy vajza, në momentin kur një i njohur i tij hyn në lokal dhe i kërkon të dalë jashtë me të ‘për t’i sqaruar diçka’. Siç dëshmojnë vetë dy vajzat, ai që ka ardhur në lokal dhe ka kërkuar viktimën ka qenë miku i tij me inicialet N.D, i shpallur në kërkim nga policia.

“Erdhi dhe i kërkoi të dilte jashtë. ‘eja të të sqaroj diçka’ i tha. Dukej sikur njiheshim. Më pas Vilsoni doli jashtë bashkë me personin që e thirri,”- mësohet të kenë thënë vajzat në dëshminë e tyre.

Me të dalë jashtë lokalit, Vilson Tafçiu dhe miku që e ka nxjerrë në pritë, kanë shkuar në afërsi të një rrugice aty pranë, ku 28 vjeçari është qëlluar për vdekje me disa plumba në gjoks.

Vilson Tafçiu (Noka) ishte me origjinë nga Dibra dhe një vit më parë ishte depërtuar nga Franca pasi kishte vuajtur një dënim për akuzën e trafikut të drogës. I riu kishte pak kohë që kishte mbërritur në Tiranë./Express

Comments