Detajet nga tërmeti që goditi sot Kosovën, u ndje shumë nga qytetarët e Prizrenit

453

Institucionet e Kosovës kanë dhënë detaje për tërmetin që goditi sot qytetin e Prizrenit.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes një komunikate për media, duke iu referuar të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës kanë bërë të ditur se tërmeti ka goditur në orën 10:26, ndërsa fuqia e këtij tërmeti ishte 2.8 shkallë të Rihterit, shkruan lajmi.net.

Ata kanë bërë të ditur se tërmeti në fjalë është ndjerë dukshëm nga qytetarët e Regjonit të Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 21.01.2020 në ora 10:26 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km në veri-lindje të Prizrenit, në lindje të Korishës.

Tërmeti në fjale është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit të Prizrenit. /Lajmi.net/

Comments