Cili president serb kishte kërkuar të marrë pjesë në varrimin e Rugovës dhe ishte refuzuar nga familja
Ish-presidenti i Serbisë Boris Tadiq kishte deklaruar se ka dashur të marrë pjesë në funeralin e Ibrahim Rugovës. Megjithatë familja e presidentit të ndjerë dhe institucionet e Kosovës e kishin refuzuar kërkesën e tij.
Këto palë kishin thënë përmes një deklarate se nuk është momenti i duhur që Tadiqi të marrë pjesë në varrim.
Tadiq kishte thënë se ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Rugovës në shenjë mirësjelljeje. Në ceremoninë e va*rrimit të presidentit Rugova kishin marrë pjesë shumë personalitete të njohura. Ai vd*iq më 21 janar të vitit 2006 pas humbjes së betejës me kancerin.