E tmerrshme në Shkup, 34 vjeçari e sulmon me grushte foshnjën një vjeçar të partneres

788
fresco

Tridhjetë e katër vjeçari nga Shkupi akuzohet se fizikisht ka keqtrajtuar foshnjë një vjeçar të partneres së tij. Sipas hetimit, ai ka sulmuar fëmijën me grushte në pjesën e kokës dhe fytyrës duke i shkaktuar lëndime.
Pas hetimit, Prokuroria Publike e Shkupit deri tek Gjykata penale e Shkupit, ka ngritur padi kundër 34 vjeçarit.
“I akuzuari ngarkohet se veprën e ka bërë më datë 23.12.2019, rreth orës 12, ku partnerja e tij jashtë martesore ia ka dorëzuar fëmijën që ta dërgoj tek dadoja e angazhuar. Njerku i akuzuar, përderisa ka qenë vetëm në shtëpi dhe duke e lidhur në makinë e ka keqtrajtuar duke e goditur në pjesën e kokës dhe fytyrës, me çka i ka shkaktuar lëndime të dukshme”, kanë njoftuar nga Prokuroria, transmeton SHENJA.
I akuzuari është në paraburgim, ndërsa prokurori publik ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit, duke vlerësuar se është e nevojshme prezenca e tij gjatë procedurës gjyqësore.

Comments