S’ka fitues në Allianz Arena, titulli i Bundesligës ende i hapur

496

Ka përfunduar i barabartë derbi i kësaj jave në Bundesligën gjermane ku Bayerni ka barazuar në shtëpi me Leipzigun që është në garë për titull sivjet në Bundesligë

Nuk ka fitues as pas 90 minutave në Allianz Arena.

Derbi i xhiros së 21-të, Bayern Munich-RasenBallsport Leipzig ka përfunduar me rezultat të barabartë duke e lënë Bayernin vetëm një pikë para Leipzigut.

Pjesa e parë përfundoi në hije të Bayernit që patën më shumë mundësi për shënim megjithatë Leipzig arriti që ta mbante portën e paprekur.

Bayern ishte më i mirë edhe në pjesën e dytë kurse Leipzig nuk arritën të tregojnë shumë në këtë ndeshje.

Këtë e tregojnë edhe statistikat ku Leipzig nuk pati asnjë goditje në kornizë të portës për 90 minuta lojë.

Bayerni e pati edhe posedimin në këtë ndeshje më shumë se Lepzig, 52 përqind karshi 48 për qind të mysafirëve.

Pas këtij barazimi Bayern vazhdon të jetë lider në Bundesligë me 43 pikë kurse Leipzig e përcjell atë me vetëm një pikë më pak. /GazetaExpress/

Comments