Qeveria miratoi propozim-ligjin për Prokurorinë Publike

537
fresco

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë vonë ka miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike.
Deri në momentet e fundit ka pasur debate dhe dakordim të qëndrimeve midis ministrave të LSDM dhe BDI. Pas miratimit Ligji është dërguar në Kuvend për procedurë të mëtejme dhe se ai pritet që të marrë dritë jeshile, pasi që është paralajmëruar se janë siguruar 80 votat e nevojshme për votimin e tij.
“Dërgoj falënderim të madh deri te Bashkimi Evropian, deri te SHBA dhe te Prokurori shtetëror publik për përpjekjet e tyre dhe ndihmën gjatë definimit të përmbajtjes së këtij Propozim- ligji për Prokurori publike. I falënderoj të gjithë deputetët dhe ekspertët të cilët dhanë kontributin e tyre dhe i ftoj të gjitha forcat politike në vend të përkrahin zgjidhjen ligjore që edhe njëherë bashkë të konfirmojmë rrugën evropiane të vendit tonë dhe bashkë ta konfirmojmë përcaktimin tonë strategjik në sigurimin e shtetit juridik”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk në lidhje me Ligjin e ri për prokurori publike dhe arritjen e votave të nevojshme për votimin e Ligjit.

Comments