Ligji për Prokurorinë Publike, Dimovski: Teksti i ri ka ndryshime thelbësore

264
fresco

Para miratimit të rendit të ditës në seancën e sotme të Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilia Dimovski tha se Ligji për Prokurorinë Publike që është dorëzuar në Kuvend ka ndryshime thelbësore nga ai që është miratuar në Qeveri.

“Teksti i ri ka disa ndryshime thelbësore dhe jo teknike, nuk bëhet fjalë për pika ose presje, edhe pse edhe nëse ndryshohet vetëm një pikë ose presje nuk mund të ndryshohet kjo nëpër zyre në Kuvend, por duhet të ndryshohet në qeveri. Aty ka dy ose tre nene që kanë pësuar ndryshime thelbësore. Problemi është se nëse dëmtojmë  procedurën dëmtojmë demokracinë”-tha mes tjerash Dimovski.

Comments