Emërimi i drejtorëve, vazhdojnë përplasjet në Gostivar

360
fresco

Drejtuesit e gjimnazit të Gostivarit i hodhën poshtë si të pavërteta pohimet e ish drejtorit, i cili një ditë më parë akuzoi se largimi i tij nga puna ka qenë politikisht i motivuar. Ish drejtori Xhezi Kamberi, madje tha se në vend të tij është emëruar një drejtor pa licencë pune. Ndërkohë edhe profesori i Kimisë Elbash Abazi ka akuzuar ish drejtorin Kamberi i cili tha se pikërisht ai është që ka bërë shkelje ligjore duke e larguar dy herë nga puna edhe pse ka qenë i punësuar me vendim i punësuar.

“Pikë së pari u habita kur doli me deklaratë se deri sot kur po flasim, ai është akoma në pushim mjekësor.  Çështja tjetër që dua të përgënjeshtroj ish drejtorin është deklarata se janë emëruar drejtor pa licenca, edhe këtë e përgënjeshtroj sepse unë licencë kam. Tha nuk e ka gjuhën angleze, ndërsa unë e kam dhe gjuhën angleze, pra këto janë dy demantet që lidhen me deklaratën e djeshme”-tha Mirsad Iseini, drejtor i Gjimnazit Gostivar.

“Në vitin 2013 ish drejtori i emërua pa konkurs,duke ardhur nga jashtë që është jo ligjore, një, e dyta, ish drejtori në vitin 2013 mua dhe tre kolegëve të mijë nga largoi nga puna edhe pse ishim me vendim pune edhe pse atëherë ishte ushtrues detyre ja dokumentacioni.  Përsëri në 2017 fitojmë gjyqin dhe kthehemi në punë”-pohoi Elbash Abazi, prof në gjimnazin e Gostivarit.

Comments