Deputeti i AAK-së: Kollçaku të kërkojë falje publike, për fyerje të tilla janë shkarkuar ministra

478
fresco

Deputeti i AAK-së Gazmend Syla ka komentuar deklaratën e nënkryetares së LVV-së, Fatmire Mulhaxha -Klloçaku, e cila mbrëmë ka postuar në profilin e saj një citat të një analisti serb, që ka thënë se ‘Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’.

Syla në një prononcim për Periskopin, thotë se deputetja duhet të kërkoj falje publike dhe kjo do të ishte e pakta që mund ta bënte ajo.

Tutje shton se për deklarata fyese kohë më parë janë shkarkuar disa ministra serb.

”Po, i ka fy luftëtarët e lirisë, familjarët e dëshmorëve, të gjithë ata që kanë saktifiku për lirinë e vendit. Jemi në prag të festës (përvjetorit të pavarësisë), na e prishi festën. Për deklarata (fyerje) të tilla janë shkarkuar ministra. Më së paku që duhet të bëjë ajo është të kërkoj falje publike”, përdundon deputeti Gazmend Syla.

Kujtojmë se vitin që lam pas, kryeministri i legjislativit të kaluar, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar ministrin serb të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviç dhe ministrin e bujqësisë, Nenad Rikalo.

Shkarkimi i Rikalos ishte kërkuar nga opozita me t’u emëruar ministër, meqë ish-fqinjët e tij në lagjen Dardania e akuzonin për tortura e rrahje në kohë të luftës. Kjo kishte bërë që Haradinaj të kërkojë lustracion për të.

Ndërsa, Teodosijeviç kishte thënë se shqiptarët i kanë sajuar vetë krimet kundër tyre në Kosovë ndërsa kryen krime kundër serbëve.

“Arsyeja për agresionin në vendin tonë ishte e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut në vitin 1999 dhe ishin terroristët shqiptarë ata që i bënë të gjitha këto dhe kryen krimet më të mëdha në Kosovë”, pretendoi ai.

Edhe Aleksandër Jabllanoviç në vitin 2015 ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa pas deklaratës fyese që e bëri ndaj nënave në Gjakovë.

“Njerëzit e egër në Gjakovë i shkatërruan festën njerëzve që erdhën në shtëpitë e tyre që ishin djegur pas luftës në vitin 1999,” kishte thënë Jabllanoviç./Periskopi/Z.R/

Comments