Ambasada Britanike uron Kosovën, shkruan për zemrën e madhe të kosovarëve
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka uruar të gjithë qytetarët për 12-vjetorin e Pavarësisë.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Përmes këtij urimi, ambasada ka bërë të ditur edhe një herë se Britania e Madhe do të jetë çdo herë partnere e Kosovës për zhvillim, përparim, të mirën e qytetarëve dhe për stabilitetin në rajon, shkruan lajmi.net.
Po ashtu ambasada nuk ka harruar të përmendë edhe ndeshjen e futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë e cila bëri bujë në mediet ndërkombëtare shkak i mikpritjes së tifozëve anglezë që iu bë në Kosovë, e po ashtu edhe rastin e tërmetit tragjik në Shqipëri ku Kosova ishte shteti i parë që iu doli në ndihmë.
Urimi i plotë i ambasadës së Britanisë së Madhe pa ndërhyrje:
Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë.
Gjatë vitit të kaluar edhe një herë ti i ke treguar botës mikpritjen tënde të mrekullueshme, gjatë lojës së parë të futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë, në Prishtinë. Dhe përsëri ke treguar zemrën tënde të madhe, kur pas tërmeteve në Shqipëri shkove me shpejtësi në ndihmë të atyre që ishin në nevojë të madhe.
Marrëdhëniet tona janë ndërtuar përmes historisë dhe vazhdojnë të rriten.
Mbretëria e Bashkuar do të jetë partneri yt, përderisa zhvillohesh dhe përparon për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe për stabilitetin e rajonit. /Lajmi.net/

