KSHZ-ja konfirmon afatet e organizimit të zgjedhjeve

483
fresco

KSHZ-ja verifikoi afatet ligjore për realizimin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve parlamentare. Meqë bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme, disa nga afatet janë shkurtuar për 5 ditë dhe procedura e organizimit të zgjedhjeve deri më 12 prill do të marrë saktësisht 55 ditë kohë. Një nga proceset më të rëndësishme është shqyrtimi publik i listës zgjedhore kur qytetarët do të mund të kontrollojnë nëse janë në mesin e personave më të drejtë vote.

Afatet, për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, janë të shkurtuara. Inspektimi publik fillon më 26 shkurt dhe zgjat deri më 11 mars, deri në ora 24. Qytetarët, kërkesën për plotësim, fshirje ose regjistrim të të dhënave në listën zgjedhore i dorëzojnë nga periudha 26 shkurt deri më 11 mars- deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Gjatë kësaj periudhe do të mund të paraqiten për t’u regjistruar dhe të fitojnë të drejtë vote edhe shtetasit e Maqedonisë me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit. Regjistrimin e këtyre këto qytetarë do të mund ta bëjnë në formë elektronike në faqen e elektronike të KSHZ-së.

Më së voni deri më 12 mars, subjektet politike dhe garuesit në zgjedhje do të mund të dorëzojnë në KSHZ listat e kandidatëve për deputetë. Shorti për radhitjen në fletvotim do të mbahet më 21 mars.

Radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe portalet të cilët do të emitojnë ose publikojnë reklamim politik, do të duhet të regjistrohen në KSHZ deri më 19 shkurt. KSHZ-ja konfirmoi edhe datën e fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore.

Fushata zgjedhore fillon në ora 00:00 më 23 mars dhe përfundon në ora 24 më 10 prill të vitit 2020. Nëse eventualisht ka rivotim, ajo përfundon në ora 24 më 24 prill- tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 prill kurse, rrethi i dytë, në rast se ka, do të mbahet më 26 prill.

Fatlume Dervishi 

Comments