Sulmohet me vezë zv/kryeministri Avdullah Hoti [Video]
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sulmuar me vezë sot afër ndërtesës së qeverisë.
Arsyeja si duket është heqja e taksës, e cila është përfolur të ndodhë këto ditë.
Qytetari shihet duke e gjuajtur me vezë zëvendëskryeministrin Hoti dhe duke iu drejtuar me fjalët: “Taksën s’bon me hekë”.