VMRO publikon “bombën” e radhës për Zaevin (VIDEO)

VMRO DPMNE përmes një konference për shtyp ka publikuar edhe një bombë për siç thonë ish kryeministrin dhe kreun aktual të LSDM-së, Zoran Zaev.
Në videon e publikuar dëgjohet zëri i Zaevit, për të cilin Antonio Milloshovski nga VMRO thotë se Zaev ka qenë në koordinim të ngusht me ish prokuroren speciale Katica Janeva dhe kanë marrë vendime në Gjykatën Supreme.
Sipas VMRO-së mu për këtë qëllim Zaev është ngutur për të sjellur ligjin për Prokurorinë publike, në mënyrë që këto bomba në të ardhmen të mos jenë dëshmi.