Tragjedia në Rramanli: Hasani gjendja e pacientëve është kritike, janë në gjendje kome
Drejtori i Klinikës Universitare “Nëna Terezë”, ka folur për gjendjen e tre pacientëve të cilët janë shtrirë për kurim në klinikën Universitare.
Hasani tha se gjendja e pacientëve nuk ka ndryshuar dhe deklaroi se që të tre janë nën përkujdesje intensive. Hasani ka deklaruar se dy gratë të cilët kanë pësuar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Rramanli janë në gjendje kritike, raporton TV21.
Hasani njëashtu deklaroi se gjendja e pacientit të tretë është kritike port ha se për momentin është stabile. Ai mes tjerash njoftoi se të tre pacientët janë në gjendje kome dhe janë me frymëmarje artificiale

