Mickoski: Kjo është protesta që do ta fundos LSDM-në dhe Zaevin

527
fresco

VMRO-ja opozitare po proteston për drejtësi para Gjykatës Supreme. Protesta nisi para Prokurorisë për të vazhduar më pas drejt Gjykatës Supreme.

Në skenën e vendosur për marshin për drejtësi interpretohen kryesisht këngë popullore maqedonase, ndërsa marshi drejtohet nga kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski dhe zyrtarët e tjerë partiak.

Në protestë u lëshuan edhe “bombat” kundër liderit të LSDM-së Zoran Zaev, të cilat deputeti i VMRO-së Milloshoski i dorëzoi në Prokurori.

Mickoski në fjalën e tij tha se kjo është protesta e mbarimit të LSDM-së dhe të Zaevit.

Mickoski ndër të tjera tha se materiale audio të dorëzuara tashmë në prokurori thonë vetëm fjalën MAFIA, “çdo fjalë është vetëm MAFIA”.

Sipas Mickoskit kjo qeveri në 3 vjet ka sjellë vetëm mafie, mafia që drejton çdo prokuror dhe gjykatë. Mickoski foli edhe për “bombat” e radhës, ku sipas tij, dëgjohet vetëm vrasja e drejtësisë në Maqedoni.

Ai theksoi se pas 48 orësh që VMRO-ja ka deponuar përgjimet nuk ka pasur asnjë reagim nga asnjë gjykatës apo prokuror si Ruskoska apo Jovevski.

Ai apeloi se nuk është e mundur një drejtësi e tillë, prandaj më 12 prill VMRO-ja do t’i tregojë vendin LSDM-së dhe Zoran Zaevit./koha

A.SH.

Comments