Osmani: Shkrirja e Besës në “sojuz” me LSDM-në është në dëm të shqiptarëve
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani nga selia e BDI-së në Çair ka komentuar koalicionin parazgjedhorë mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.
Osmani tha se shkrirja e Besës në “sojuzin” e LSDM-së është e dëmshme për shqiptarët në vend, raporton TV21.
Por për dallim nga Osmani, koalicionin si historik e vlerësuan, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe ai i LSDM-së, Zoran Zaev.