Majlinda Kelmendi: Kam filluar prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore

507

Sot u përurua shtatorja e Majlinda Kelmendit në Pejë.

Në një ceremoni të organizuar, pjesë e të cilës ishin shumë fytyra të njohura të Kosovës u përurua shtatorja e kampiones olimpike dhe botërore, Majlinda Kelmendit.

Pjesëmarrës ishte edhe presidenti i Federatës Botërore të xhudos, Marius Vizer.

Pas zbulimit të shtatore, Majlinda Kelmendi tha se kjo statujë do t’i motivojë fëmijët në Kosovë për t’i arritur sukseset që i kam arritur unë.

Kam shumë emocione. Po mendoj se statuja e ka vendin këtu ku jam lind. Kjo statujë ka me i motivu fëmijët në Kosovë për t’i arritur sukseset që i kam arritur unë. Krejt e kam fillu prej këtij vendi të vogël dhe i kam arritur majat botërore” – u shpreh Majlinda Kelmendi.

Perurohet shtatorja e Majlinda Kelmendit ne qytetin e Pejes

Gepostet von IndeksOnline am Freitag, 28. Februar 2020

Comments