Nenshkruhet akti i bashkimit te dy organizatave qe perfaqesojne xhamite shqiptare ne Zvicer

617
fresco

Me 28.2.2020 ne Olten te kantonit te Solothurnit, kryesite e dy unioneve te xhamive shqiptare ne Zvicer: UBISHZ dhe BISHZ arriten marreveshje per shkrirjen e te dy organizatave ne nje organizate te perbashket e cila do ti perfaqesoje xhamite shqiptare ne Zvicer.
Ky eshte nje moment historik per muslimanet shqiptare ne Zvicer, pasi pas disa vite te veprimtarise se ndare ne dy organizata, arrihet marreveshja e shkrirjes se te dy organizatave dhe veprimin ne te ardhmrn si nje trup i perbashket.
Ne takim morren pjese kryetaret e dy organizatave kryetaret e kuvendeve te dy organizatave, nenkryetaret dhe anetare te kryesive te dy organizatave.
Kryesite morren obligim qe te bejne organizimin e mbajtjes se kuvendit te perbashket te dy organizatave ku zyrtarisht do te behet shkrirja e dy subjekteve dhe themelimi i organizates se vetme qe do t’i perfaqesoje xhamite shqiptare ne zvicer si dhe do te miratohen edhe akte tjera perkatese.

Comments