Sulmohet me gurë autobusi me udhëtarë kosovarë në Serbi

529

Sulmohet autobusi i linjës Kosovë-Austri.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi nëpërmjet një postimi në Facebokun e tij.

Ai ka thënë se është sulmuar me gurë autobusi me udhëtarë kosovarë nga serbët në “Velika Pllanë” të Serbisë.

Autobusi i linjës Kosovë-Austri i kompanisë “Zhitia” po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj, Serbisë.

“Autobusi që ishte me udhëtar kosovar dhe linjë e rregullt është sulmuar nga serbët të cilët kanë gjuajtur me gurë.”, njoftoi Mefail Bajqinovci i VV-së. /Lajmi.net/ 

Comments